Kronika

Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shpërdorim detyre. Dritan Goxhaj, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Hagës i akuzuar për krime lufte, u lirua nga Gjykata e Apelit.

Ish-luftëtari i UÇK-së ngriti akuzat ndaj ministrit Manja lidhur me procedurat dhe pranimin e kerkesave te Gjykates Speciales të Kosovës per ekstradimin e tij.

Në padinë e ngritur, Goxhaj shprehet se “Ulsi Manja jo vetëm si Ministër i Drejtësisë por edhe si Deputet i Parlamentit Shqiptar ka dijeni të plotë se Parlamenti Shqiptar nuk ka ratifikuar dhe as e ka bërë ndonjëherë pjesë së marrëveshjes së ekstradimit me Kosovën, Ligjin Special mbi të cilin janë ngritur Dhomat Speciale të Kosovës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button