☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,517 ▲ +0.41% ETH $2,061 ▼ -0.15% XRP $1.2998 ▼ -1.19% SOL $79.7700 ▼ -1.29%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dritan Zagani në kërkim ndërkombëtar

Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombetar. Njeriu, i cili akuzoi kohët e fundit ministrin e Brendshëm për lidhje me trafikantët e drogës, është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi Prokuroria e Rrethit të Vlorës kërkon arrestimin e tij.

Në urdhrin e kërkimit ndërkombëtarë të nxjerrë nga Prokuroria, thuhet se arresti është lëshuar nga autoritetet gjyqësore kompetente. Kërkohet që Zagani të arrestohet me qëllim ekstradimi për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të formës së prerë, pasi ka thyer vendimin e gjykatës për arrestin shtëpiak.

Në bazë të këtij urdhri, Interpoli e shpalli Zaganin në kërkim. Por vetë Zagani ka bërë një kërkesë kohët e fundit për strehim politik pas akuzave që i ka ngritur ministrit të Brendshëm.

Burimet e Interpolit nuk saktësojnë nëse i është kthyer një përgjigjie pozitive Zaganit apo jo, por gjithsesi janë në pritje nëse vendi fqinj ku ndodhet Dritan Zagani do t’i përgjigjet kërkesës së Interpol Tiranës.

Policia zyrtarisht nuk ka një të dhënë konkrete se ku ndodhet Zagani, por di vetëm që lëvizja e fundit e tij nga Shqipëria ishte drejt Italisë.

33-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, ish-shef i Antidrogës në Fier, u arrestua kohë më parë për dekonspirim të një aksioni policor pas një kërkese të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, Zagani u la me arrest shtëpie dhe më pas u largua drejt Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.