Kronika
Droga në Kakavijë, arrestohet 28-vjeçari nga Vlora
Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që dispononte valixhen e kapur me drogë në Kakavijë dy ditë më parë.
Bëhet fjalë për Andrea Canajn, 28 vjeç nga Vlora, i cili e ka dorëzuar valixhen në një agjenci në Vlorë. Sipas policisë më pas, valixhja u dërgua me furgon për në Levan dhe prej aty në linjën e autobusit Tiranë- Selanik për në Greqi.
Gjatë kontrollit në banesën e Canajt u gjet dhe 19 gr kanabis sativa.Dy ditë më parë, në pikën e kontrollit kufitar të Kakavijës u sekuestruan 3.1 kg kanabis në një valixhe të vendosur në bagazhet e një autobusi të linjës Tiranë- Selanik. Dy shoferët e autobusit u ndaluan deri në zbardhjen e ngjarjes.