Droga nga Gjiri i Lalzit, Adriatik Llalla takim në prokurorinë e Durrësit
Pak ditë pas asgjësimit të grupit italo-shqiptar që trafikonte drogë nga Gjiri i Lalzit drejt Leçes, kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorinë e Durrësit.
Edhe pse takimi nuk është publik, mësohet se temë diskutimi ka qënë pikërisht çështja e trafikimit të lëndëve narkotike, referuar dhe kësaj të fundit.
Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.