☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,132 ▲ +0.64% ETH $2,702 ▲ +0.81% XRP $1.4975 ▲ +1.01% SOL $121.1100 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Dua Lipa ndryshon planet, dasma me Callum Turner vjen më shpejt se pritej!

Dasma e shumëpërfolur e Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner duket se do të vijë më shpejt nga sa ishte menduar. Sipas mediave italiane, çifti ka ndryshuar planet dhe ceremonia nuk do të zhvillohet më në shtator, por gjatë fundjavës së 5-7 qershorit në Bagheria, një nga zonat më elegante dhe historike të Sicilisë.

Bëhet me dije se çifti ka zgjedhur një vilë madhështore të shekullit XVIII për ceremoninë private, ndërsa festimet do të zhvendosen në zemër të Palermos, mes rrugicave karakteristike dhe atmosferës unike të qytetit italian.

Darka ekskluzive dhe eventet private për të ftuarit VIP pritet të organizohen në ambiente tradicionale siciliane, larg vëmendjes së mediave.

Lidhja e Dua Lipës me Palermon nisi verën e kaluar, kur artistja me origjinë shqiptare dhe Callum Turner kaluan disa ditë pushimi në qytet. Ata u panë duke shëtitur mes turistëve, duke ndaluar për aperitiv në via Paternostro dhe duke vizituar kishat historike të qendrës. Në atë kohë, këngëtarja publikoi edhe një mesazh që mori vëmendje të madhe në rrjet: “Palermo in my heart”.

Në dasmën e tyre pritet të marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të industrisë muzikore dhe artistike ndërkombëtare, mes tyre Elton John, Charli XCX, Mark Ronson dhe Olivia Dean.

Organizimi i ceremonisë i është besuar wedding planner-it të njohur Alessandra Grillo, e njohur për evente luksoze dhe sidomos për organizimin e dasmës së famshme të Chiara Ferragni dhe Fedez, në Noto.

Edhe pse çifti nuk ka bërë ende një konfirmim publik, mediat italiane raportojnë se përgatitjet kanë nisur dhe se Sicilia po bëhet gati për një nga dasmat më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.