🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,512 ▼0.09%
DOW 50,628 ▲0.33%
NASDAQ 26,609 ▼0.18%
NAFTA 90.03 ▼4.11%
ARI 4,470 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,304 ▼ -1.42% ETH $2,072 ▼ -0.44% XRP $1.3371 ▼ -0.34% SOL $84.5900 ▲ +0.43%
S&P 500 7,512 ▼0.09 % DOW 50,628 ▲0.33 % NASDAQ 26,609 ▼0.18 % NAFTA 90.03 ▼4.11 % ARI 4,470 ▼1.44 % S&P 500 7,512 ▼0.09 % DOW 50,628 ▲0.33 % NASDAQ 26,609 ▼0.18 % NAFTA 90.03 ▼4.11 % ARI 4,470 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
roze

Ribashkim i papritur në AMA 2026: Fergie në skenë me ish-grupin e saj, Black Eyed Peas

American Music Awards 2026 u mbajt më 25 maj 2026 në Las Vegas, SHBA, duke sjellë në skenë një nga rikthimet më të përfolura të mbrëmjes, ribashkimin e pjesës kryesore të grupit Black Eyed Peas.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte shfaqja e Fergie krah bashkëthemeluesve dhe figurave kryesore të grupit, will.i.am dhe apl.de.ap, së bashku me Taboo, duke kthyer në skenë energjinë e hiteve që kanë shënuar një epokë në muzikën pop dhe hip-hop.

Fergie u ngjit në skenën e MGM Grand Garden Arena së bashku me will.i.am, apl.de.ap dhe Taboo, për të marrë çmimin për “Best Throwback Song” me hitin “Rock That Body”.

E emocionuar, Fergie e përshkroi momentin si të veçantë dhe falënderoi fansat për mënyrën se si kanë mbajtur gjallë muzikën e grupit në rrjete sociale, duke përmendur videot dhe trendet në TikTok dhe Instagram.

“Ka kaq shumë dashuri në videot dhe përmbajtjet që krijoni sa ndonjëherë bëhet dërrmuese për mua. Dua t’ju falënderoj nga zemra. Ju shoh dhe keni shumë rëndësi për mua”, u shpreh artistja mes emocionesh.

Black Eyed Peas u formua në vitin 1992 dhe u kthye në një nga grupet më të suksesshme të muzikës pop dhe hip-hop me hite si “Pump It”, “Boom Boom Pow” dhe “I Gotta Feeling”.

Pas shumë spekulimeve për largimin e Fergie-t nga grupi, will.i.am konfirmoi në vitin 2017 se ajo ishte larguar për t’u fokusuar në karrierën solo.

Megjithatë, ribashkimi në skenën e AMAs ka ndezur menjëherë entuziazmin e fansave, të cilët shpresojnë se ky moment mund të sjellë një rikthim të mundshëm të Fergie-t pranë grupit që e bëri ikonë të muzikës botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.