☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

Kreu i OBSH bën thirrje për armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot për një armëpushim në lindje të Republikës Demokratike të Kongos për të frenuar epideminë e Ebolës, duke paralajmëruar se konfliktet po shkaktojnë zhvendosje masive të popullsisë dhe përhapjen e sëmundjes në kampet e mbipopulluara.

Lloji Bundibugyo i Ebolës, për të cilin nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar, u shpall emergjencë ndërkombëtare nga OBSH-ja në fillim të këtij muaji, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, raporton Reuters.

“Pjesa lindore e Republikës Demokratike të Kongos po përballet tani me një përplasje katastrofike sëmundjesh dhe konfliktesh, me epideminë e Ebolës në provincën Ituri që përparon më shpejt se reagimi “, tha Tedros, i cili do të udhëtojë në rajon këtë javë.

Ai shkroi në Platformën X se nuk mund të ndërtohet besimi i komunitetit ose të izolohen të sëmurët ndërsa bien bomba.

” U bëjmë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese që të bien menjëherë dakord për një armëpushim në mënyrë që epidemia të vihet nën kontroll “, tha Tedros.Në Republikën Demokratike të Kongos, deri më tani janë raportuar më shumë se 900 raste të dyshuara dhe më shumë se 200 vdekje të dyshuara në tre provinca në lindje, duke përfshirë Kivunë e Veriut, e cila kontrollohet nga rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda, dhe Kivunë e Jugut, e cila kontrollohet nga grupi rebel i Aleancës së Lumit Kongo.

Organizata humanitare “Save the Children” njoftoi sot se një e katërta e vdekjeve të konfirmuara janë fëmijë dhe bëri thirrje për forcimin e masave për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.