Sporti
“Duam të qëndrojë”, ja pse britanikët tani na quajnë Al-babe-ia
“Forca Shqipëria, ju mund t’ia dilni”.
Kështu shkruan gazeta më e madhe britanike, The Sun, teksa bën tifo për kombëtaren shqiptare.
“Shqipëria është në prag të largimit nga Evropiani, por ne duam që ajo të qëndrojë. Skuadra ka treguar shpirt konkurrence dhe janë një mrekulli e vogël,” thekson gazeta.
Por përse duam që të qëndrojë?
Për shkak të tifozëve të zjarrtë, sidomos për femrat bukuroshe.
Prandaj gazeta nuk na quan më Albania, por Al-babe-ia, duke luajtur me fjalën ‘babe’.