☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,778 ▲2.43%
DOW 47,786 ▲2.58%
NASDAQ 22,662 ▲2.92%
NAFTA 94.60 ▼16.25%
ARI 4,786 ▲2.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,539 ▲ +4.59% ETH $2,216 ▲ +6.31% XRP $1.3570 ▲ +4.19% SOL $83.4200 ▲ +4.97%
S&P 500 6,778 ▲2.43 % DOW 47,786 ▲2.58 % NASDAQ 22,662 ▲2.92 % NAFTA 94.60 ▼16.25 % ARI 4,786 ▲2.16 % S&P 500 6,778 ▲2.43 % DOW 47,786 ▲2.58 % NASDAQ 22,662 ▲2.92 % NAFTA 94.60 ▼16.25 % ARI 4,786 ▲2.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Dukesha e Cornwall-it dëgjoi historitë e grave të Kosovës të dhunuara nga regjimi serb

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me Dukeshën e Cornwall-it takuan një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në këtë takim ishin të pranishme edhe disa OJQ të grave që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

Presidentja shprehu mirënjohje për vëmendjen që po i kushton Dukesha e Cornwall-it kësaj plage të rëndë të shoqërisë si pasojë e luftës, duke dëgjuar historitë e grave të Kosovës, si një mesazh shumë i fuqishëm i mbështetjes për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Jahjaga tha se historitë e grave të Kosovës nuk janë të lehta, pasi ato flasin për krimin makabër të kryer mbi to nga regjimi serb, por ajo shtoi se ato janë edhe histori të forcës së grave për ta mbijetuar krimin, për ta rindërtuar jetën e tyre, për të kërkuar të drejtat e tyre dhe mbi të gjitha për të kërkuar drejtësi.

“Dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte në Kosovë për të cenuar dinjitetin e viktimave, për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen dhe për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore. Kjo temë për shumë kohë ka qenë tabu për shoqërinë dhe institucionet e vendit”, tha Jahjaga, por theksoi se me formimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë hedhur hapa të rëndësishëm për të ofruar mbrojtjen ligjore, qasje më të mirë në drejtësi, në shërbime shëndetësore si dhe ato për fuqizimin ekonomik, raporton Koha.net.

Ajo shtoi që duhen ende përpjekje veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Dukeshën e Cornwall-it se sot ka pranuar aplikacionet e para nga gratë për njohjen e statusit ligjor të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke shtuar se kjo shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm.

Dukesha e Cornwall-it tha se ka pasur rastin të dëgjoj histori të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, por në asnjë vend nuk ka dëgjuar histori kaq të dhimbshme dhe të tmerrshme të këtij krimi lufte.

Ajo shtoi se do bëj përpjekje që historitë e grave të Kosovës të dëgjohen edhe jashtë vendit duke i inkurajuar ato që të ndajnë historitë e tyre për të thyer stigmën shoqërore e cila e mbulon këtë krim lufte.

Dukesha e Cornwall-it shprehu interesim të lartë për të mësuar nga gratë rreth përpjekjeve të tyre për të mbijetuar këtë krim lufte, duke i quajtur ato gra të mrekullueshme. Ajo shtoi se ndjehet e bindur që ato do t’ia dalin t’i mbijetojnë këtij krimi veçanërisht tani që kanë edhe mbështetjen institucionale të ofruar nga Presidentja Jahjaga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.