🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,327 ▼ -0.38% ETH $2,409 ▼ -1.45% XRP $1.2912 ▼ -1.78% SOL $103.5100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

Irani paralajmëron tërheqje nga armëpushimi, nëse Izraeli vijon sulmet në Liban

Irani mund të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit me SHBA-në nëse Izraeli vazhdon ta shkelë atë përmes sulmeve në Liban, bëri të ditur sot një burim i informuar për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane, Tasnim.

“Irani do të tërhiqet nga marrëveshja nëse shkeljet e armëpushimit nga regjimi sionist vazhdojnë përmes sulmeve ndaj Libanit”, tha burimi.

Sipas tij, Teherani po shqyrton situatën në kushtet e asaj që e cilëson si “shkelje të vazhdueshme izraelite”, të lidhura me goditjet në territorin libanez.

Burimi shtoi se një ndalim i luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë edhe kundër “rezistencës islamike” në Liban, ishte pranuar nga SHBA-ja në kuadër të një plani të propozuar për armëpushim dyjavor.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Izraeli ka kryer “shkelje të qarta të armëpushimit” që nga mëngjesi i sotëm duke ndërmarrë “sulme brutale” kundër Libanit.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se ka goditur më shumë se 100 objektiva “brenda 10 minutash” në disa zona, përfshirë Bejrutin, Luginën Bekaa dhe jugun e Libanit, në atë që e cilësoi si sulmin më të madh të koordinuar që nga fillimi i ofensivës aktuale në Liban.

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm ndërkufitar i Hezbollahut më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që kishte hyrë në fuqi në nëntor 2024.

Sipas autoriteteve libaneze, të paktën 1 530 persona janë vrarë dhe 4 812 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite./  /Ad.Ab./

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.