☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.85 ▲2.22%
ARI 4,546 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,452 ▲ +1.19% ETH $2,056 ▲ +2.53% XRP $1.3561 ▲ +1.68% SOL $83.9800 ▲ +1.83%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me banorë dhe fermerë të Manzës për të ndarë me ta planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës.

Duma tha se, një nënkryetar i Bashkisë do të punojë vetëm për bujqësinë, ndërsa fermerëve do t’u krijohen kushtet për të prodhuar sa më shumë dhe të shesin produket shpejt dhe më çmime më të mira. “Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë unë ju siguroj një gjë; vlerësimin e punës suaj këtu, vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Durrësin. Do t’ju siguroj përditë të dini sa është çmimi i produkteve që të mos bini pre e tregtarëve që fitojnë më shumë se ju që prodhoni. Do t’u sigurojmë që subvencioni do të shkojë tek prodhuesi dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi. Në të gjithë eskperiencën time në ministrinë e Integrimit, europianët thoshin një gjë; investoni në bujqësi sepse e keni mrekulli bujqësinë”, tha Duma.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e faturave të energjisë elektrike dhe kërkuan mbrojtjen e bashkisë. “Jemi 5 vetë në familje dhe kemi një jetë të vështirë. Dritat i kanë çuar në tavan dhe çfarë mund të bëjmë me 200 mijë lekë në muaj. Kam vetëm borxhe”, tha një banore. “Tek energjia elektrike jemi të gjithë të mbytur në borxh”, u shpreh një tjetër.

“Në emër të të drejtave të qytetarëve unë kam deklaruar se do të hap departamentin e mbrojtjes tuaj ligjore. Deri në 2017 kur verdikti të jetë i plotë për uljen e çmimit të energjisë, atë që nuk e arrijmë tani, qytetarët e Bashkisë së Durrësit do të kenë mbrojtje ligjore ndaj abuzimeve në fatura. Do jenë 5 zyra të mëdha që ju do trokisni dhe të dini si të mbroheni”, tha Duma.

Njëkohësisht, kandidatja e djathtë u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm falë edhe mbështetjes së Bankës Botërore. “Problemin e ujit do ta zgjidhim. Tashmë kemi një partner të madh si Banka Botërore për ujësjellesin dhe kanalizimet. Kemi një fond dhe ky është një lajm I mirë që me mbi 80 milionë euro do zgjidhet njëherë e mirë problemi I ujit. Një gjë që nuk dua ta dëgjoj më është që qytetarë 3 mijë vjeçarë afër detit të mos kenë ujë. Do të kemi ujë që në planin e emergjencës. Ky është një projekt i mire dhe do të vazhdojë. Kështu që do ta zgjidhim”, u shpreh Duma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.