Kronika
Durrës, arrestohet autori i dyshuar i një vrasjeje në 2014
Policia e Durrësit arrestoi 22-vjeçarin, Bedri Haka, i dyshuar si autor i vrasjes së Leonard Muratajt, 51-vjeç, ndodhur në nëntor të vitit 2014.
Pesë ditë pas vrasjes së Muratajt, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bedri Hakan për akuzat e vrasjes me paramendim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.
22-vjeçari Haka, banues në Krujë, u ndalua në ambientet e një lokali në qendër të qytetit të Durrësit.
Policia thotë se Murataj ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.