Kronika

Durrës, bilanc lufte nga përleshja me thika; 1 i vdekur e 2 të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përleshjeje me thika në Rrushkull të Durrësit. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:00 të së martës. Policia është njoftuar nga spitali i Durrësit, ku i është thënë se aty kanë mbërritur dy të plagosur me thikë. Menjëherë shkuan në spital efektivët e policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh., rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button