Kronika

Durrës, Tahiri-nxënësve: Numri i aksidenteve rrugore, dy herë më i lartë se në Evropë

Drejtoria e Policisë së Durrësit e mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë të PAMECA IV, projekti ICARO, vijon projektin për rritjen e sigurisë në rrugë. Nxënës të shkollave të mesme të qytetit, u ftuan të ndiqnin një film që përçon mesazhe sensibilizuese, për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe rritur sigurinë rrugore.

Tahiri-energjia-1Në aktivitetin ku u shfaq më pas filmi “Rinia europiane”, ishin pjesëmarrës Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, zv/ministrja Elona Gjebrea, Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, Drejtori i Policisë Perlat Çullaj dhe drejtues të tjerë lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, në fjalën drejtuar nxënësve tha se në vendin tonë problem është numri i lartë i aksidenteve. Sipas tij është e rëndësishme të edukoohen ata që rrugën e përdorin jo si drejtues mjetesh, por si këmbësorë, apo me çdolloj mënyre tjetër.

“Por ne besojmë se është po kaq e rëndësishme të edukojmë ata që rrugën e përdorin jo si drejtues mjetesh, por si këmbësorë, apo me çdolloj mënyre tjetër. Sepse pa një bashkëpunim të të gjithë atyre që kanë një kontribut sado të vogël nuk arrijmë dot kurrë të ndërtojmë sigurinë që duam në rrugë. Ky është ekzaktësisht një nga ato shembuj ku policia e vetme nuk mund të ndërtojë dot sigurinë rrugore në rast nuk përfshihen në këtë proces drejtuesit e automjetit dhe të gjithë ata që e përdorin rrugën si këmbësorë. Unë e kuptoj që t’u flasësh të rinjve për rregullin, sigurinë, respektimin e shtetit ligjor e të tjera si këto, mund të duken shumë më pak interesante, shumë më pak tendencë, sepse sigurisht, është më modë të shkosh në një festë, të pish një gotë, t’i hipësh makinës. Të duket sikur e jeton jetën më mirë në këtë mënyrë. Të duket sikur je pjesë më integrale e shoqërisë.Për këtë kemi gabuar në vazhdimësi duke ndërtuar modelin që nuk duhet. S’ka pse të jetë në tendencë mosrespektimi i ligjit apo sjellja në kapërcim të kufirit të ligjit, sesa sjellja siç duhet për të edukuar veten dhe për të edukuar të gjithë ata që janë krah teje për të respektuar ligjin, për të garantuar sigurinë e secilit prej jush dhe të tjerëve. Filmi që do shihni tregon pikërisht këtë, shembuj sesi në shoqëri shumë më të përparua se ne, vende që kanë një model solid shoqëror dhe institucional në respektim të shtetit ligjor dhe rregullave ka përsëri raste të panumërta kur momenti, kur vesi, kur pakujdesia apo kur “arroganca” ndonjëherë kushton shumë për shëndetin dhe jetën kur nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor.

Kujtoni pak, në ju ka ndodhur në jetë të takoni një bashkëmoshatarin tuaj që ka vuajtur pasojat serioze nga ndonjë aksident? Apo ndonjë bashkëmoshatarin tuaj që sot nuk është më në jetë, që është treguar i pakujdesshëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, tha Tahiri.

Më tej ministri shtoi se, “Ndaj ne nxisim një projekt të tërë me ndihmën e partnerëve tanë, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, delegacionin e Bashkimit Europian dhe PAMECA- n, për t’ju edukuar ju, gjeneratën e re të qytetarëve në Shqipëri, që për model reference nuk kanë sjelljen jashtë ligjit, por sjelljen në respekt të ligjit. Unë besoj shumë fort që ju më të parët mund të jeni në gjendje të bëni jetën tuaj të lirë pa konsideruar si barrë tepër të rëndë apo si kufizim të madh, respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe respektimin e ligjit në tërësi. Sepse ju ndër më të parët mund të aplikoni modelin që gjithmonë mund të dalësh në shoqëri, por ai që është në timon mund të mos të pijë alkool. Mund të bësh jetën tënde me po aq intensitet dhe me po aq shije edhe duke respektuar rregullat, duke mos lejuar që modeli i shkeljes së ligjit apo modeli i kapërcimit pak të ligjit të jetë modeli tendencë. Është shumë e rëndësishme që të kuptoni se beteja jonë e përbashkët për të garantuar siguri nuk mund të fillojë duke i drejtuar gishtin njëri- tjetrit, por duke u bidnur të gjithë bashkë që nëpërmjet të tillave iniciativave ose së pari iniciativave të tilla të bëjmë ç’është e mundur të kuptojnë vetë në radhë të parë rëndësinë e angazhimit tonë personal për një shoqëri më të sigurt dhe pastaj me angazhimin e përbashkët për të jetuar në qytetin tuaj, në shkollën tuaj, në mjedisin ku jetoni”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button