☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,643 ▲ +0.4% ETH $2,065 ▼ -0.27% XRP $1.3032 ▼ -1.18% SOL $79.8600 ▼ -1.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Dy skenarët, ulja e kreditimit dhe mbyllje filialesh

“Stres-testi” i bankave të Eurozonës, BSH: Efektet, edhe në Shqipëri

Nga Zamir Alushi 

Banka EuropianeBanka Qendrore Europiane (BQE) do të publikojë brenda këtij muaji rezultatet e vlerësimit për grupet bankare të Eurozonës, ku përfshihen edhe filialet e tyre në Shqipëri. Skenarët e këtij procesi i ka marrë në analizë Banka e Shqipërisë (BSH), e cila shprehet për herë të parë zyrtarisht për këtë ngjarje në raportin për stabilitetin financiar.

“Stres-testi” europian

Në nëntor 2013, BQE ndërmori një proces të gjerë vlerësimi për 128 institucione të rëndësishme kredituese në Europë, si pjesë e procesit parapërgatitor të kalimit në Mekanizmin e Mbikëqyrjes së Përbashkët (SSM), në muajin nëntor të këtij viti. Ky proces synon rritjen e transparencës mbi shëndetin financiar të institucioneve të shqyrtuara dhe njësimin e praktikave të mbikëqyrjes. Ai përmban dy shtylla kryesore: 1) Vlerësimin e cilësisë së aktiveve (Asset Quality Review –AQR) të institucioneve të përzgjedhura, duke përfshirë këtu dhe vlerësimin e kolateraleve dhe provigjioneve përkatëse; 2) Analizën “stres-test” për të provuar qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve në kushtet e skenarit bazë dhe skenarëve të rënduara ekonomike, të ndërtuara nga Autoriteti Bankar Europian dhe Komisioni Europian.

Efektet e mundshme

I gjithë procesi vlerësues pritet të përfundojë në tetor të këtij viti me publikimin e rezultateve në terma agregate dhe individuale për secilën bankë. Sipas BQE-së, bankat që pas përfundimit të procesit të vlerësimit të aseteve ose që sipas skenarit bazë do të rezultojnë nën kapital, do të duhet të emetojnë kapital të ri brenda 6 muajve nga publikimi i rezultateve, ndërsa bankat që do të rezultojnë të nënkapitalizuara në kushtet e skenarit të rënduar, duhet të përmirësojnë pozicionin e tyre të kapitalit brenda 9 muajve.

Në varësi të rezultateve dhe të veprimeve për adresimin e problematikës, sipas analizës së BSH-së, kontributi i ardhshëm i një grupi bankar të caktuar në rritjen e ndërmjetësimit financiar mund të vonojë ose të jetë i përqendruar vetëm në disa nga juridiksionet ku ai zhvillon veprimtarinë. Ky rrezik, sipas BSH-së, mund të jetë sidoqoftë, më i zbutur se 2 vjet më parë, në kushtet kur: a) likuiditeti në tregjet financiare ndërkombëtare është përmirësuar edhe në sajë të masave të BQE-së dhe grupet bankare europiane mund t’i plotësojnë relativisht më lehtë kërkesat e tyre për kapital; b) gjatë kësaj periudhe, grupet bankare europiane kanë ndërmarrë veprime strukturore për të përmirësuar paraprakisht pozicionet e tyre të kapitalit. Në këtë këndvështrim, pavarësisht se filialet e këtyre grupeve bankare që operojnë në vendin tonë kanë përgjithësisht parametra të kënaqshëm kapitalizmi dhe përfitueshmërie, ato mund të bëhen pjesë e strategjive të grupeve bankare për të kontrolluar ekspozimet jashtë Eurozonës, në përpjekje për të forcuar pozicionet përkatëse të bilancit. Kjo mund të vonojë një sjellje më aktive të bankave për rritjen e kreditimit dhe, në përgjithësi, të kushtëzojë një ulje të aktivitetit të këtyre institucioneve për një periudhë kohe. Efekti i këtij ushtrimi për ekspozimin e grupeve bankare europiane në Europën Juglindore dhe më gjerë, mund të përforcohet prej kërkesave që përmbajnë planet e ristrukturimit që ka miratuar Komisioni Europian për ato grupe bankare që kanë përfituar ndihmë shtetërore për të kapërcyer efektet e krizës financiare. Këto plane, përfshijnë gjithashtu veprime ristrukturuese të aktivitetit, që në praktikë përfshijnë edhe ndryshime në shtrirjen e tyre gjeografike (me fjalë të tjera, shkurtimin e numrit të filialeve). Zakonisht, këto plane ristrukturimi shtrihen në afat të mesëm, duke u krijuar mundësinë vetë grupeve bankare dhe autoriteteve mbikëqyrëse të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme dhe graduale. “Në këto raste, komunikimi i ngushtë mes grupeve bankare dhe autoriteteve mbikëqyrëse respektive, është me rëndësi kritike për diskutimin e opsioneve më të preferuara dhe mënyrën e realizimit të tyre”, analizon BSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.