☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,335 ▲0.23%
NASDAQ 26,201 ▲0.95%
NAFTA 102.92 ▼0.34%
ARI 4,034 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,892 ▼ -0.88% ETH $2,312 ▼ -1.39% XRP $1.2889 ▼ -0.77% SOL $101.0600 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,335 ▲0.23 % NASDAQ 26,201 ▲0.95 % NAFTA 102.92 ▼0.34 % ARI 4,034 ▲0.65 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,335 ▲0.23 % NASDAQ 26,201 ▲0.95 % NAFTA 102.92 ▼0.34 % ARI 4,034 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Amerika

Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së Mamdaní-t

Në New York City, dy të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se hodhën një pajisje shpërthyese të improvizuar gjatë një proteste pranë rezidencës zyrtare të kryebashkiakut. Autoritetet amerikane kanë nisur hetime për të verifikuar edhe lidhjet e mundshme të tyre me organizatën ekstremiste Islamic State (ISIS).

Sipas raportimeve të mediave amerikane, policia arrestoi në vendngjarje Emir Balat (18 vjeç) dhe Ibrahim Qayumi (19 vjeç). Ata dyshohet se hodhën një pajisje shpërthyese të improvizuar (IED) pranë rezidencës së kryebashkiakut të qytetit, Zohran Mamdani, gjatë një proteste të mbajtur të shtunën.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se pajisja shpërthyese përmbante triaceton triperoksid (TATP), një eksploziv shumë i paqëndrueshëm që shpesh quhet edhe “Nëna e Satanit”. Ky lloj eksplozivi është përdorur më parë nga grupe terroriste në sulme të ndryshme, raporton New York Post.

Fatmirësisht nga incidenti nuk u raportuan të lënduar, ndërsa policia ka rritur masat e sigurisë në zonë. Hetuesit po analizojnë gjithashtu aktivitetet dhe kontaktet e të dyshuarve për të përcaktuar nëse kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me rrjete ekstremiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.