🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.05 ▲0.18%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,092 ▲ +1.22% ETH $2,210 ▲ +0.98% XRP $1.3411 ▲ +0.65% SOL $83.6100 ▲ +1.47%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.05 ▲0.18 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.05 ▲0.18 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Dyshimet, pse vrasësi i ambasadorit rus nuk u kap i gjallë?

Prokurorët turq po hetojnë arsyet përse polici që vrau ambasadorin rus në Ankara nuk u kap i gjallë. Të dhënat e para tregojnë se 22-vjevcari Mevlut Mert Altintas ka vazhduar të qëllojë mbi policinë, edhe pasi efektivët e kishin plagosur në këmbë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i mbrojti veprimet e forcave të rendit. Ka spekullime mbi arsyet përse agresori nuk u kap i gjallë, tha ai, por shikoni çfarë ndodhi në Besiktas kur tentuan të bënin të njëjtën gjë.

Me këto komente, kreu i shtetit turk iu referua dy shpërthimeve pranë stadiumit të ekipit sportiv të Stambollit, ku vdiqën 44 vetë, shumica police.

Njëri prej kamikazëve e hodhi veten në erë pikërisht në kohën që ishte rrethuar prej forcave të sigurisë. Me kërkesë të presidentit Putin, ngjarjen e rëndë po e heton një ekip i përbashkët ekspertësh ruso-turk.

Analistë politikë në Turqi mendojnë se vrasja e ambasadorit mund ta afrojë edhe më shumë Turqinë me Rusinë, e cila mund ta shfrytezojë këtë moment për t’i kërkuar Ankarasë lëshime të tjera në politikën e jashtme.

“Me evakuimin e Alepos, në një mënyrë apo një tjetër të vënë në brazdë, një tragjedi e re mund të afrohet në horizont, ajo e zonës së Idlibit. Dhe Turqia atje mund të kishte vepruar ndryshe po të mos ishte për këtë vrasje”, tha Ahamed K. Han, analist politik turk.

“Pas këtij episodi, Turqia me shumë gjasë do të ndryshojë një pjesë të mirë të “qëndrimit të saj në çështjen siriane. Moska do të jetë më dominuese në diplomacinë e saj dhe do t’i kërkojë Ankarasë të lëshojë pe”, thotë Fatih Ozbay, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ambasadori Andrei Karlov u qëllua pas shpine ndërsa mbante fjalen në inaugurimin e një galerie arti në Ankara.

Mes 11 personave të arrestuar deri tani për ngjarjen janë dhe babai, nëna, motra dhe kolegu i dhomës së Altintas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.