E ardhmja e internetit, sipas babait të tij
Brenda disa dekadave interneti që njohim sot do të jetë transformuar në një lidhje ndërplanetare rrjetesh, i cili do të shërbejë për të qenë koherent me planetët shumë larg Tokës
Interneti, në mbi 30 vitet e ekzistencës së tij, ka ndryshuar shumë. Ajo zhurmë e tmerrshme e lidhjes telefonike është larguar, nuk ka më kordonë interneti dhe për më tepër, ka shumëllojshmëri faqesh.
Por çfarë na pret? Nëse këtë e di ndokush, është Vint Cerf, zëvendëspresidenti i Googledhe shefi evangjelist i internetit. Ai konsiderohet si “babai i internetit” për programimin e protokolleve që e mundësojnë atë.
Copëtimin e informacionit në paketa, dërgimin e tyre në hapësirën kibernetike dhe mbledhjen e tyre në ekranin tuaj. Cerf e ka parë beben e tij të rritet dhe të bëhet më i zgjuar. Tani ai parashikon si do të rritet në dekadat në vazhdim.
Fjalët e Vint Cerf
Kur ne e ndezëm internetin për herë të parë në vitin 1983, ideja se do të kishim një kompjuter të fuqishëm në xhep një ditë, ishte një trill i shkencës. Por interneti ka evoluar, madje përtej celularëve tek objektet inteligjente, të cilat flasin me njëra-tjetrën dhe me juve.
Ato pajisje të quajtura “Interneti i gjërave”, tani kanë nevojë për protokolle standarde që lejojnë produkte të lidhura nga kompani të ndryshme, të punojnë si një tërësi.
Së shpejti, makinat, ndërtesat, qytetet dhe njerëzit do të kenë sensorë dhe softuerë që gjurmojnë burimet, i përgjigjen krimit ose marrin shenja jetësore të vazhdueshme.
Në këtë mjedis, makineritë që mësojnë do të bëhen shumë të rëndësishme, nuk do të jenë robotë të çmendur, por sisteme më të zgjuara se makineritë e kërkimit të Googlesot.
Sapo të lidhim gjithçka me çdo gjë tjetër, siguria dhe privatësia do të jenë sfida të mëdha. Është e pamundur të ndalosh abuzimin, por ne duhet të jemi në gjendje ta kapim atë. Duhet të zhvillojmë siguri më të mirë dhe teknologji autentike, si dhe marrëveshje më të mira ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet globale në kibernetikë.
Ka vetëm rreth 3 miliardë njerëz që e përdorin internetin. Kjo nuk është sa numri i të gjithë njerëzve në botë, ndaj kemi punë për të bërë.
Megjithatë, interneti do të shtrihet përtej kufijve politikë dhe përtej planetit tonë. Një prototip i internetit ndërplanetar gjithashtu shtrihet mes planetit tonë dhe Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Astronautët e përdorin për komunikim me Tokën. Interneti ndërplanetar do të evoluojë dhe do të zgjerohet, ndërsa anijet e vjetra hapësinore kthehen në shtyllën kurrizore të kalimit të sinjaleve.
Për t’u marrë me vonesat ose shkëputjet që ndodhin në hapësirë, duhet të forcohen protokollet. Unë ndihmova në zhvillimin e “protokollit të ri lidhës”, i cili prezumon që lidhja do të prishet me raste.
Kur kjo ndodh, ruan paketat e të dhënave dhe pret t’i dërgojë ato derisa lidhja të bëhet sërish e sigurt. Kombet e Bashkuara janë duke e miratuar këtë si standard që do të mbështesë eksplorimin njerëzor dhe robotik të hapësirës.
Ne fillimisht dizajnuam internetin që të jetë një rrjet rrjetesh, i cili do të zgjerohet me kalimin e kohës. Dhe kështu ka ndodhur. Kështu do të vazhdojë.
Interneti ndërplanetar
Është një rrjet kompjuterik në hapësirë që konsiston në një set nyjash rrjeti që mund të komunikojnë me njëra-tjetrën. Komunikimi mund të vonohet prej distancave të mëdha ndërplanetare, ndaj interneti ndërplanetar ka nevojë për protokolle dhe teknologji të re, që tolerojnë vonesat e gjata dhe gabimet.
Interneti, siç e njohim ne sot, priret të jetë një rrjet rrjetesh me trafik të lartë, vonesa të shpërfillshme dhe gabime, por interneti ndërplanetar është një rrjet tepër i përparuar i interneteve që, gjithsesi, shpesh shkëpusin lidhjen.
Vonesat e tij variojnë nga disa minuta deri në disa orë. Orbita e Tokës është mjaftueshëm afër që të përdoren protokolle tradicionale. Për shembull, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është i lidhur me internet të rregullt tokësor. Megjithatë, stacioni hapësinor gjithashtu shërben si një platformë e dobishme për të zhvilluar, eksperimentuar dhe zbatuar sistemet që përbëjnë internetin ndërplanetar.
NASA dhe Agjencia Hapësinore Europiane kanë përdorur një version eksperimental të internetit ndërplanetar për të kontrolluar një robot të përdorur për eksplorim, vendosur në Qendrën Europiane të Operacioneve Hapësinore në Gjermani, nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Eksperimenti përdori protokollet DTN për të treguar se teknologjia një ditë do të përparojë aq shumë, saqë një lloj i tillë interneti do të përdoret për të mbështetur habitatet ose infrastrukturën në planetë të tjerë.
*Burimi: Popular Science