Teknologji

“E drejta për t’u harruar”, Google refuzon urdhrin francez

Google ka refuzuar një urdhër të Agjencisë franceze të Konfidencialitetit të të Dhënavepër të hequr disa prej rezultateve të kërkimit me kërkesë të individëve të prekur prej tyre, duke arsyetuar se ligji europian i “së drejtës për t’u harruar” nuk zbatohet në nivel global.

Në muajin qershor të këtij viti, Autoriteti francez i Mbrojtjes së të Dhënave (CNIL) urdhëroi motorin e kërkimit për të hequr disa prej rezultateve të kërkimit në të gjitha faqet në internet, nën emrin e një personi me kërkesë të tij, duke përfshirë edhe Google.

Urdhri i CNIL pason vendimin e majit të kaluar ta marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, që shtetasit e BE-së të kenë të drejtë të kërkojnë fshirjen e të dhënave që kanë lidhje me ta, për të cilat ata mendojnë se janë të vjetruara, jo të sakta ose të papërshtatshme.

Në deklaratë, Google thotë se i ka kërkuar CNIL të tërheqë urdhrin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button