Politika

E zhgënjyer nga Rama? Ledi Shamku i kujton kohën e njohjes: Besoj se je akoma pedagogu i ri që kërkonte demokratizimin e vendit

“Ne do luftojmë për të gjithë, sepse ligji në këtë vend është shumë i rëndësishëm, po ta thotë një person që ka dal nga përvoja e saj ligjvënëse dhe sot si albanologe e njeh shumë mirë dëmin që sjell një ligj që shkelet. Unë nuk e kuptoj si po e detyrojnë qeverinë time dhe kryeministrin tim, ndoshta janë të painformuar mirë që këtu po shkelen me katër këmbë, disa ligje shumë të rëndësishme. 

Po shkelet, e para, ligji për Akademinë e Lartë, sepse ASA është një institucion i arsimit të lartë, për të cilin mund të shprehet vetëm senati, që mund të vendos nëse ky institucion duhet apo nuk duhet të jetë”.

Më tej, si një ish-deputete që ka qene pjesë e së majtës, Shamku është pyetur nëse është zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama për këtë vendim. Ajo ka kujtuar kohën para shumë vitesh kur janë njohur me Ramën dhe ky i fundit ishte pedagog në Universitetin e Arteve. Shamku theksoi se në mendjen e saj i bën thirrje asaj njohje.

 “Mua nuk më zhgënjen politika. Unë u futa në politikë, për të mos e përjetuar zhgënjimin se njerëzit e zhgënjyer nuk luftojnë, apo jo? Unë e kam bërë luftën time, besoj shumë të mirë, brenda politikës, brenda forcës sime politike. Unë besoj te politika. Politika nuk janë emrat e përveçëm se ata janë me mandate. 

Po më kthen mbrapsht në kohë. Atë që sot është kryeministër, unë e njoh shumë më herët. E njoh, kur jemi bashkuar bashkë në ‘black-box’ e Akademisë së Arteve quhej në atë kohë, për të kërkuar pluralizmin dhe mendimin e lirë. Edhe në mendjen time shpesh i bëj thirrje asaj njohje. Brenda vetes sime besoj që ai pedagogu i ri që kërkonte pluralizmin dhe mendimin e lirë, demokratizimin e jetës së vendit, e beson akoma këtë gjë”.

E pyetur, për arsyen e largimit nga politika, Shamku ka deklaruar se nuk është divorcuar, por si çdo person tjetër vazhdon të jetë pjesë e saj.

“Unë nuk jam divorcuar nga politika. Për herë të parë pasi u bëra pjesë e politikës në 2007, mbaj mend që jam shfaqur në një emision ‘Shqip’ më duket i Rudina Xhungës dhe kam thënë: ‘Unë besoj te thënia e Aristotelit që kush nuk merret me politikë është idiot’. Idiot në kuptimin e greqishtes antike, i mbyllur në vetvete që mendon vetëm për vetveten dhe që nuk e konsideron rolin e vetë si pjesë e një fuqie më të madhe ndryshuese, e cila mund të jetë politika”. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button