Kosova

Edita Tahiri pjesë e programit për tolerancë në Berlin

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në shënimin e 25- vjetorit të “Programit për tolerancë” të themeluar nga Fondacioni gjerman Friedrich Neuman dhe organizata amerikano-hebreje American Jeëish Committee në Belin.

 

Në Seminarin që iu kushtua këtij përvjetori, me temën “Përballja me fanatizmin dhe intolerancën përballë populizmit në rritje”, ministrja Edita Tahiri mbajti një fjalim së bashku me kolegët e saj nga Programi për Tolerancë, Cristian David, ish-ministër i Brendshëm i Rumanisë, Roman Jakic, ish-ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë dhe Tinatin Khidasheli, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.

Tahiri theksoi se promovimi i tolerancës është një nga misionet më të rëndësishme në kohën kur vlerat e demokracisë liberale janë duke u sfiduar seriozisht madje edhe vet rendi liberal demokratik në botë është në rrezik.

“Ne vendet që dolëm nga sistemi komunistë jemi dëshmitar të formave më të vrazhda të shtypjes dhe jotolerancës deri në mohim të mendimit politik, prandaj ne mundemi dhe duhet të jemi promotorë të fuqishëm të tolerancës mbi parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit si një gurthemel i demokracisë”, tha ajo, njofton Zyra për Informim e Kryeministrisë.

Ministrja Tahiri po ashtu foli për përvojat e saj nga Programi për Tolerancë pjesë e të cilit ishte në vitin 2003, e propozuar nga Zyra e Fondacionit Frierdich Neuman në Kosovë.

Ajo theksoi se ka qenë e privilegjuar të marrë pjesë në këtë program, ndërsa ka përfituar shumë nga ai në një kohë kur ajo vet po kalonte nëpër një periudhë tranzicioni nga një luftëtare e lirisë në një paqëkrijuese.

“Programi për tolerancë më erdhi në një kohë shumë të veçantë për mua. Ishte viti 2003, vetëm pak vite që kur kishte përfunduar lufta në Kosovë. Në atë kohë kur ne po kalonim dhembjet e thella të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë, një program i tillë më dha mundësitë të njihem dhe reflektoj me përvojat e të tjerëve në takimet që i realizuam gjatë atij viti në rajon dhe në SHBA. Mund t’ju them se ky program më dha një forcë shtesë në përpjekjet e mia për proceset e shtetndërtimit dhe paqëndërtimit në shtetin tonë të ri Kosovën por edhe në mbarë rajonin” tha ajo.

 

Ajo më tej potencoi se modeli i bashkëpunimit gjermano-hebrenj, që është themeli i këtij programi, ka shërbyer për të si një inspirim i veçantë për paqe dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit, duke treguar me këtë rast se ajo tashmë është pjesë misioneve për paqe e tolerancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button