Ekonomia

Edukimi financiar- BSH dhe AAB aktivitete në të gjithë vendin

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare Bankave (AAB) në kuadër të “Javës Globale të Parasë 14-20 mars” po bashkëpunon me insltitucionet e linjës në organizimin e shumë aktiviteteve që kanë për qëllim sensibilizimin e popullatës veanërisht të të rinjve në edukimin financiar.

Në një njoftim për shtyp AAB bën të ditur sot se, në këte kuadër është organizuar vizita e një grupi nxënësish të shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani”, në një prej bankave tregtare që operon në vendin tonë, për të ndjekur workshopin me zgjedhje të lirë “Financat Personale në Duart Tuaja”. Stafi i bankës mundësoi për të rinjtë informacion mbi produktet dhe shërbimet që banka ofron.

12829179_1015227998558995_8295468579313117234_oNdërsa sot në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, u zhvillua nje leksion i hapur nga drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare për studentë të degës së financë-bankë.Aktivitetet për edukimin financiar do të vijojnë deri në datën 20 mars.Axhenda e aktiviteteve po koordinohet mes Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Bankave, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mirëqenies Sociale. Aktivitetet synojnë kryesisht rritjen e ndërgjegjësimit te fëmijët dhe të rinjtë, lidhur me vlerën e parasë dhe konceptet bazë të edukimit financiar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button