☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,692 ▲2.45%
NASDAQ 22,170 ▲2.41%
NAFTA 89.67 ▼8.71%
ARI 4,472 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,604 ▲ +4.1% ETH $2,184 ▲ +5.01% XRP $1.4607 ▲ +4.41% SOL $92.0000 ▲ +5.41%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,692 ▲2.45 % NASDAQ 22,170 ▲2.41 % NAFTA 89.67 ▼8.71 % ARI 4,472 ▼2.25 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,692 ▲2.45 % NASDAQ 22,170 ▲2.41 % NAFTA 89.67 ▼8.71 % ARI 4,472 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Efektet e Brexit mbërrijnë në Shqipëri, bie ndjeshëm paundi, forcohet dollari

Vota britanike për të lënë Bashkimin Europian, që shokoi sot në mëngjes gjithë botën, ka dhënë efektet e para edhe në Shqipëri.

Paundi në tregun vendas ka rënë ndjeshëm sot, duke zbritur në 171.93 lekë, 8.05 lekë më pak se një ditë më parë, duke shënuar rënien më të ditore historike në tregun shqiptar.

Ky është niveli më i ulët që nga maji 2014, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Zhvlerësimi i paundit erdhi pasi në tregjet ndëkombëtare, monedha britanike u kuotua në nivelet më të ulëta të 31 viteve. Paundi ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 1985, teksa tregjet reaguan për rezultatet.

Në të kundërt, dollari është rritur ndjeshëm në tregun vendas, duke u këmbyer me 123.89 lekë, 2.65 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë me 0.5 lekë, për të arritur në 137.83 lekë.

Pasi Mbretëria e Bashkuar ka votuar 52% me 48% në favor të largimit nga Bashkimi Evropian pas 43 vitesh, në një referendum historik, parashikimi I kursit mbetet një mision i vështirë. Të paktën në një afat të shkurtër, efektet e panikut dhe pasiguria e daljes nga BE pritet që të mbajnë paundin e dobët, teksa investitorët po shkojnë drejt aseteve të sigurta si ari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.