☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.84 ▲1.8%
ARI 4,547 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,864 ▼ -1.61% ETH $2,116 ▼ -3.25% XRP $1.3836 ▼ -2.59% SOL $84.6400 ▼ -2.67%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.84 ▲1.8 % ARI 4,547 ▼0.33 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.84 ▲1.8 % ARI 4,547 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Qeveria shqiptare pritet të dorëzojë në Kuvend projektligjin e ri “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”. Ky ligj, i cili synon integrimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian (BE), detyron kompanitë që tregtojnë aksione ose obligacione në tregun e rregulluar (bursa) të jenë shumë më të hapur me publikun dhe investitorët.

Një nga risitë kryesore është detyrimi i emetuesve për të publikuar raporte financiare vjetore të audituara jo më vonë se katër muaj pas mbylljes së vitit.

Dokumentet duhet të jenë të disponueshme për publikun për të paktën 10 vjet.

Kompanitë duhet të publikojnë gjithashtu raporte të ndërmjetme brenda 3 muajve nga përfundimi i gjashtëmujorit të parë.

Formati unik elektronik

Pas datës 1 janar 2028, të gjitha raportet financiare nuk do të jenë më thjesht dokumente letre apo PDF të thjeshta. Ato duhet të përgatiten sipas një formati unik raportimi elektronik, i cili mundëson leximin e të dhënave nga makineritë (machine-readable), duke lehtësuar krahasimin e kompanive shqiptare me ato evropiane.

Kontrolli mbi “zotërimet e mëdha”

Ligji vendos rregulla strikte për këdo që blen ose shet pjesë të rëndësishme të aksioneve. Çdo aksionar që arrin, tejkalon ose bie nën pragjet prej 5%, 10%, 15%, 20%, 25%, 30%, 50% dhe 75% të të drejtave të votës, duhet të njoftojë kompaninë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) brenda 4 ditëve.

Për herë të parë, ligji integron raportimin mbi faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes (ESG). Kompanitë duhet të tregojnë se si ndikojnë në mjedis dhe si mbrojnë të drejtat sociale, një kriter kyç ky për investitorët modernë ndërkombëtarë.

Gjobat, sanksione deri në 10 milionë euro

Për të garantuar zbatimin, projektligji parashikon gjoba të ashpra për shkelësit. Për subjektet juridike gjoba standarde shkon nga 500,000 deri në 4,000,000 lekë.

Në raste të cenimit të integritetit të tregut, gjobat mund të shkojnë deri në 10 milionë euro ose sa dyfishi i fitimit të nxjerrë nga shkelja.

Për individët përgjegjës gjoba deri në 2 milionë euro për shkelje shumë të rënda.

Rruga drejt ESAP (pika e vetme evropiane e aksesit)

Me anëtarësimin në BE, të dhënat e kompanive shqiptare do të integrohen në ESAP (European Single Access Point). Ky është një portal qendror ku investitorët nga e gjithë bota mund të gjejnë informacionin e rregulluar të çdo kompanie evropiane në një vend të vetëm.

Ky projektligj, pas konsultimit publik, pritet të diskutohet në komisionet parlamentare përpara se të kalojë për votim. Ai do të zëvendësojë rregulloren e vjetër të vitit 2015, duke i dhënë AMF-së fuqi më të mëdha hetimore dhe mbikëqyrëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.