Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,577 ▲ +0.7% ETH $2,005 ▲ +0.79% XRP $1.3360 ▲ +0.98% SOL $82.4700 ▼ -0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomi në konferencën për pronësinë intelektuale: Inovacioni nxit punësimin

Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës, krijon mundësi për shpikje të reja, që nxisin punësimin dhe sjellin zhvillim, dhe jo më kot është zgjedhur si moto në ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale që festohet çdo 26 Prill. Kështu ka deklaruar Ministrja e zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në konferencën e zhvilluar sot, në Hotel Tirana, me temë “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”, në kuadrin e Ditës Botërore të Pronësisë intelektuale. Të pranishme në konferencë ishin dhe Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito.

Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi tha se nga viti i kaluar janë bërë shumë përmirësime në legjislacionin për pronësinë intelektuale. “Tashmë është miratuar strategjia kombëtare për pronësinë intelektuale dhe janë bërë disa ndryshime në ligjin për pronësinë industriale. Përsa i përket pronësisë industriale, sipërmarrja shqiptare po ndërgjegjësohet dhe po shtohen regjistrimet e markës “Made in Albania” për shumë produkte që nga agropërpunimi, industria tekstile dhe automobile,- tha Ministrja Ekonomi. (Jane rreth 60 produkte made in Albania të regjistruara tashmë në Drejtorinë e markave dhe patentave në Shqipëri). Ministrja theksoi dhe mundësinë që ka shteti përmes Agjencisë AIDA, që idetë inovative të vihen në zbatim përmes fondeve mbështetëse për Inovacionin dhe start-up. Ajo gjithashtu foli dhe për inspektoriatin e tregut në varësi të MZHETTS i cili tashmë është kompletuar dhe ka nisur punën në terren për të garantuar zbatimin e ligjit të pronësisë intelektuale nga ana e subjekteve të ndryshme.

Në këtë konferencë, mbajti një fjalë dhe Ministrja Kumbaro, e cila foli posaçërisht për ligjin e të drejtës së autorit, për të cilin u desh një punë shumë e gjatë për ta finalizuar duke marrë mendimin e grupeve të interesit, por duke ofruar një mbrojtje për pjesën vulnerable që është vetë autori dhe krijimtaria e tij. “Ligji ka hyrë në fuqi në fund të tetorit 2016 dhe po punohet fort për të nxjerrë gjithë aktet ligjore të nevojshme, tha ministrja Kumbaro.

Ndërsa Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito, tha se zhvillimi i teknologjisë që po konsiderohet si revolucioni i katërt industrial ka sjellë një ndryshim radikal dhe në fushën e dijes. Dikur kjo fushë ishte vetëm në duart e pak njerëzve, ndërsa sot është në duart e gjysmës së botës ose 3 mld njerëzve që kanë internet. Pronësia e dijes është një sfidë globale për gjithë botën, pasi teknologjia vrapon dhe shteteve u duhet të ndjekin ritmin përmes ligjeve dhe rregullimeve të posaçme.

Më tej, konferenca vijoi me informimin e pjesëmarrësve me situatën konkrete të bazës ligjore për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, për reformën në strategjinë e pronësisë intelektuale dhe diskutime të kësaj fushe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.