☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.12 ▲4.21%
ARI 4,441 ▼2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,407 ▼ -3.06% ETH $2,078 ▼ -4.77% XRP $1.3747 ▼ -3.42% SOL $87.7700 ▼ -5.57%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.12 ▲4.21 % ARI 4,441 ▼2.45 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.12 ▲4.21 % ARI 4,441 ▼2.45 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Ekonomia e Rusisë vuan, por edhe sipërmarrjet gjermane

A do t’i ashpërsojë me të vërtetë BE sanksionet ekonomike kundër Rusisë? Sipërmarrjet gjermane që bëjnë biznes me Rusinë dyshojnë që tani për efektin e masave ndëshkimore. Megjithatë ato duhet t’i përballojnë pasojat.

Flamuri gjerman dhe ai rus

Çfarë efekti kanë sanksionet ekonomike në klimën e biznesit me Rusinë? Këtë pyetje ua shtroi Dhoma e Tregtisë së Jashtme gjermano-ruse sipërmarrjeve anëtare të saj. Vetëm 38 përqind e sipërmarrjeve u përgjigj se preken direkt nga sanksionet ekonomike. Por më shumë se gjysma e firmave, pra 58 përqind thanë se konflikti me Ukrainën ka efekt direkt në bizneset e tyre. Për Volker Treier, nga Shoqata Gjermane e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë ky është një rezultat i qartë: “Sanksionet do ta shpalosin vetëm me kalimin e kohës efektin e tyre, kështu që kjo shifër nuk do të mbetet 58%. Kjo shifër më duket e lartë, sepse sanksionet nisën vetëm në 1 gusht, dhe u bënë përpjekje që të synohen sektorë të caktuar.”

Sipas Dhomës së Tregtisë së Jashtme vecanërisht fort janë të prekura sipërmarrjet e mesme të ndërtimit të makinave dhe pajisjeve. Ato janë të prekura më fort nga përdorimi me sa duket jo i formuluar shumë saktë i përcaktimeve për eksportin. Ka një pasiguri të madhe për mallrat që duhet të aprovohen dhe që nuk duhet të aprovohen nga Zyra Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve (BAFA).

“Në fakt synimi ishte që të prekeshin me sanksione produkte të caktuara në nxjerrjen e naftës. Por pastaj u vendos i gjithë grupi i mallrave nën sanksione. Kjo ka bërë që të gjithë prodhuesit e pompave ose të automobilëve, të cilët duan t’i cojnë në Rusi produktet e tyre dhe i kanë këto pompa në produkt, të vrapojnë tek BAFA, megjithëse këto pompa nuk kanë të bëjnë fare me nxjerrjen e naftës.”

Në parim, ekonomia ka madje mirëkuptim për masat ndëshkimore politike. Kjo edhe kur një pjesë e madhe i konsideron masat jo vetëm që dëmtojnë biznesin, por edhe të papërshtatshme. Vetëm një e pesta e të anketuarve beson që Rusia do të ndryshojë qendrimin politik për shkak të sanksioneve. 78 përqind nuk e besojnë këtë dhe presin që Rusia t’i kthejë kurrizin Evropës dhe të përqendrohet edhe ekonomikisht më fort te Kina, Koreja dhe Japonia. Shumë porosi që tani ose u jepen me ngurrim firmave gjermane, ose u jepen konkurentëve në Azi, vërejnë biznesmenët gjermanë.

Kjo është e hidhur për sipërmarrjet gjermane, sepse deri tani Gjermania ka qenë në sektorin industrial partneri më i rëndësishëm tregtar i Rusisë në Evropë. Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë llogarit që eksportet me Rusinë këtë vit të bien me 20 përqind. E llogaritur për Rusinë vetëm humbja llogaritet në shtatë miliardë euro. Po t’i shtohet kësaj edhe rënia e biznesit me Ukrainën, humbjet për industrinë e eksportit arrijnë në 10 miliardë euro e do t’i kushtojnë kësaj industrie një përqind rritje ekonomike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.