Politika

Ekspertët demokratë takohen me Bashën, pasdite mblidhet grupi parlamentar

Tre negociatorët e PS, PD e LSI, për reformën në drejtësi nuk janë takuar orët e fundit. Ndonëse ata kanë komunikuar online, sipas burimeve, nuk janë ulur në tryezën e diskutimeve për të zgjidhur çështjet për të cilat ka ende diskutime.

Mesditën e sotme, ekspertët demokratë për reformën në drejtësi janë takuar me kreun e PD, Lulzim Basha. Në këtë takim merrnin pjesë edhe ekspertë dhe anëtarë të komisionit të për reformën.

Mesohet se pasditen e sotme, PD do të mbledhë sërish grupin parlamentar për të vijuar diskutimet lidhur me ecurinë e çështjes së reformës, e cila pritet të votohet nesër në Kuvend.

Në orën 14:00 kreu i PD pritet të dalë në një konferencë për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button