Kosova

Hoxhaj: Kosova të intensifikojë marrëdhëniet dhe përfitojë nga Këshilli i Evropës

Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet dhe të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në takim me shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Gallucci.

Minsitri Hoxhaj ka vlerësuar qasjen konstruktive që zyra e KiE-së në Prishtinë ka luajtur në realizimin e projekteve dhe asistencën e rëndësishme që i ka ofruar Kosovës.

Hoxhaj dhe Gallcuci çështje me prioritet i kanë vlerësuar projektet e KiE-së me theks në programin më të fundit të njohur si “Lehtësimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Ky program mundëson që Kosova të përfitojë në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve në kuadër të mekanizmit monitorues për parandalimin e torturës si dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe përfshirjen e komunitetit RAE në edukim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button