☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,039 ▲ +1.27% ETH $2,027 ▲ +1.97% XRP $1.3532 ▲ +1.01% SOL $83.7100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet shënojnë rritje me 20.2 % në janar

Në janar, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u rritur me 20.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4.6 %, në krahasim me dhjetorin e vitit 2022.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT, mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave arritën vlerën 58 miliardë lekë, duke u rritur me 5.8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 38.5 %, në krahasim me dhjetorin 2022.

Të dhënat tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 16 miliardë lekë, duke u ulur me 19.4 %, krahasuar me janarin 2022 dhe me 70.3 %, në krahasim me dhjetorin 2022.

Në rritjen e eksporteve prej 20.2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12.9 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 3.7 pikë përqindje, dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1.6 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi “produkte kimike dhe plastike” me 0.8 pikë përqindje.

Në rritjen e importeve prej 5.8 %, krahasuar me janarin 2022, kanë ndikuar pozitivisht grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 4.1 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me 1.8 pikë përqindje dhe “ushqim, pije, duhan” me 1.3 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet “prodhime druri dhe letre” me 1 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 1 pikë përqindje dhe “tekstile dhe këpucë” me 0.2 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.