Kronika

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë, mes shtatë të arrestuarve edhe ‘bosi i drogës’! Vrasja, ‘sfidë’ për policinë

Të paktën shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë islandeze pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e shqiptarit, Armando Beqiri.
Sipas medieve të huaja islandezi një nga të arrestuarit është edhe Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Vetëm disa minuta para mesnatës të së shtunës, policia islandeze mori një raport se një burrë ishte qëlluar për vdekje jashtë një shtëpie në Rauðagerði. Viktima ishte Armando Beqiri. Ky i fundit sapo zbriste nga makina e tij për të hyrë në banesë, ku ndaj tij u qëlluar me breshëri arme zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Armando kishte lindur më 16 shkurt 1988 dhe do të festonte ditëlindjen e tij të 33-të me gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën e tyre, por që nuk mundi.

Armando punoi për një kompani të quajtur Top Guard ehf., e cila merret me sigurinë. Sipas Credit Info, pronarët e kompanisë janë Vladimir Avramovic dhe Goran Kristján Stojanovic. Armando u përshkrua nga miqtë dhe kolegët si një njeri punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm. Një fqinj tjetër tha, megjithatë, se kishte pasur shumë udhëtime të dyshimta pasi familja u zhvendos dhe se njerëzit shpesh vinin e dilnin nga shtëpia.

Për vrasjen u raportua se nuk ishin dëgjuar të shtëna arme, çka sjell dyshimet se ekzekutimi ka qenë i mirë organizuar.

Autoritetet kanë ngritur dyshime se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë konflikt të vjetër për drogë. Sipas Margeir Sveinsson, shefi i policisë, një prej të arrestuarve është qitësi, por nuk përjashtohet mundësia që më shumë se një person të ketë qëlluar mbi shqiptarin. Ndërkohë hetimet vijojnë, teksa autoritetet e konsiderojnë çështjen e shqiptarit, si më të vështirën e viteve të fundit.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me radhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të menjëhershëm. 33 vjeçari la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet se është i përfshirë përfshirë në aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button