🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,525 ▼0.77%
DOW 46,133 ▼0.93%
NASDAQ 21,603 ▼1.09%
NAFTA 111.21 ▲11.08%
ARI 4,671 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,301 ▼ -2.79% ETH $2,037 ▼ -3.88% XRP $1.2856 ▼ -4.86% SOL $77.8900 ▼ -5.93%
S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 % S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

El Ninjo, parashikimi për shtim të urisë dhe sëmundjeve në vitin 2016

El Ninjo më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë deri më tani ka shumë gjasa ta shtojë ndjeshëm kërcënimin e urisë dhe sëmundjeve për miliona njerëz në 2016-tën.

Agjencitë e ndihmës nuk e fshehin frikën e tyre se ngrohja periodike e ujrave të Paqësorit, një fenomen që ndodh çdo 3 deri 5 vjet, do të ashpërsojë këtë herë ndjeshëm thatësirat në disa pjesë të planetit, ndërsa do të shtojë përmbytjet në pjesë të tjera.

Zonat më të prekura pritet të jenë në Afrikë ku rrudhja e rezervave ushqimore llogaritet të mbërrijë pikun e saj në muajin shkurt. Të tjera rajone që përgjatë 6 muajve në vazhdim do të ndiejnë më shumë se të tjerët pasojat e ciklit klimatik, përfshijnë Karaibet, dhe Ameriken Qendrore e atë jugore.

Fenomeni periodik që ndikon në ngritjen e temperaturave globale e trazon modelet metereologjike, ka ndihmuar të kalohet 2015-ta në regjistrat e rekordeve si viti më i ngrohtë i globit.

El Nino karakterizohet nga temperatura mjaft të ngrohta në sipërfaqen e pjesës qëndrore dhe lindore të oqeanit Paqësor, çka ndikon përgjithësisht mbi kushtet e motit në mbarë botën.

I fundit ishte ai i vitit 2009-2010, i cili u shpall atëherë si viti më i nxehtë nga të gjithë të regjistruarit. Por shkencëtarët tani mendojnë se ky i sivjetshmi do të jetë edhe më i fuqishëm; çdo gjë varet nga mënyra e matjes, thotë për BBC-në doktor Nick Klingaman i Universitetit të Reading.

Sipas agjencive të ndihmës, aktualisht rreth 31 milionë persona në Afrikë përballen me pasigurinë e ushqimit, çka përbën një rritje të qënësishme krahasuar me vitin që shkoi. Rreth një e treta e këtyre njerëzve jetojnë në Etiopi, ku 10.2 million vetë besohet se do të kenë nevoje për asistencë humanitare gjatë 2016-tës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.