Kronika

Elbasan, makina del nga rruga, 3 të plagosur rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor ditën e sotme në vendin e quajtur Ura e Lizës në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin tre të plagosurit ka dalë nga rruga. Personat e plagosur janë një burrë, një grua dhe një fëmijë identitetet e të cilëve ende nuk dihen.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button