☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,976 ▼ -2.88% ETH $2,192 ▼ -2.97% XRP $1.3287 ▼ -1.83% SOL $81.9400 ▼ -3.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Elbasan-Sejdini: Rritja e punësimit, prioritet

Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i ASHE-së për kryetar bashkie në Elbasan, Qazim Sejdini, zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Fushë Mbret”.

Kreu aktual i bashkisë i shoqëruar edhe nga deputetët Evis Kushi dhe Taulant Balla i ka paraqitur banorëve programin e tij elektoral, duke u ndalur te rritja e punësimit si edhe zhvillimi i ekonomisë.

Ai e mbështet besimin e tij, jo vetëm tek mbështetja që kryeministri i vendit i ka dhënë për qytetin e Elbasanit në të ardhmen por edhe në projektet konkrete të hartuara kohë më parë, dhe të përditësuara me zhvillimiet e reja të ndarjes territoriale.

Kandidati Qazim Sejdini i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kthimit të zonës së ish-kombinatit metalurgjik në zonë me zhvillim ekonomik të përmirësuar, duke theksuar se sheh në këtë projekt mundësi të mëdha punësimi dhe hapësira për zhvillimin e bizneseve.

Në fjalën e saj, deputetja Kushi e vuri theksin te fushata qytetare që po kryen kandidati Qazim Sejdini duke deklaruar se “ne ndyshojmë shumë nga opozita, jo vetëm në punët që bëjmë, jo vetëm në qeverisje, por ne ndryshojmë edhe në mënyrën e të bërit politikë”.

“Ju e keni vënë re që opozita që në ditët e para të kësaj fushate ka filluar me gjuhën e zakonshme të shpifjeve, të fyerjeve, të baltës që hedh çdo ditë, qoftë mbi kandidatin tonë, qoftë mbi Partinë Socialiste”, tha Kushi, e cila edhe një herë ngriti lart vlerat e Sejdinit si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Elbasanit.

Edhe deputeti Balla i kujtoi edhe një herë banorët se opozita e sotme, dikur në qeveri mendoi vetëm për vete dhe jo për popullin. Duke u ndalur tek kandidati i djathtë, Turku, Balla tha se “tre vjet kryetar bashkie ai nuk bëri asgjë për Elbasanin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.