⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Elbasani dhe Vllaznia janë “hambari i pikëve” të Vorës dhe Bylisit, kur fundi bën ligjin ndaj kreut

Vora dhe Bylisi janë skuadra të cilat këtë sezon në Superiore e nisën me idenë e qartë për të luftuar për mbijetesën në elitë. Dhe të dy skuadrat janë deri në fund ende në garë për të arritur këtë objektiv. Sigurisht, për të siguruar mbijetesën duhen pikë dhe për të marrë 6 apo më shumë […]

Vora dhe Bylisi janë skuadra të cilat këtë sezon në Superiore e nisën me idenë e qartë për të luftuar për mbijetesën në elitë. Dhe të dy skuadrat janë deri në fund ende në garë për të arritur këtë objektiv.

Sigurisht, për të siguruar mbijetesën duhen pikë dhe për të marrë 6 apo më shumë të tilla ndaj një skuadre tjetër, zakonisht është e vështirë. Por jo kur ato ndeshen me ekipet e kreut, pasi rezulton se Vora tashmë ka një bilanc më të mirë ndaj Elbasanit të vendit të parë dhe Bylisi ndaj Vllaznisë të vendit të dytë sa i përket këtij sezoni.

Vora ka marrë 6 nga 12 pikët e mundshme ndaj Elbasanit, duke e mposhtur në fazën e parë dhe të katërt, teksa është mundur në dy sfidat e tjera. Meqë vetëm ndeshja e fundit u nda me dy gola diferencë në favor të Vorës, bilanci i sezonit mes dy skuadrave praktikisht flet në favor të debutuesve në Superiore.

Ndërkohë, Bylisi ka bërë dhe më mirë ndaj Vllaznisë, të cilës i ka marrë 7 pikë nga 12 të mundshme. Shkodranët fituan në fazën e parë në Ballsh, ndërsa ndeshja e fazës së dytë u ndal në barazim. Në fazën e tretë dhe të katërt Bylisi regjistroi fitore radhazi ndaj shkodranëve që e ndihmuan që të mbetej në garë për mbijetesën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.