☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,933 ▲0.67%
DOW 48,483 ▲0.55%
NASDAQ 23,429 ▲1.06%
NAFTA 93.72 ▼5.41%
ARI 4,817 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,552 ▲ +5.46% ETH $2,382 ▲ +7.87% XRP $1.3883 ▲ +3.78% SOL $86.8700 ▲ +4.42%
S&P 500 6,933 ▲0.67 % DOW 48,483 ▲0.55 % NASDAQ 23,429 ▲1.06 % NAFTA 93.72 ▼5.41 % ARI 4,817 ▲1.04 % S&P 500 6,933 ▲0.67 % DOW 48,483 ▲0.55 % NASDAQ 23,429 ▲1.06 % NAFTA 93.72 ▼5.41 % ARI 4,817 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Embargoja ruse – Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë në Moskë

Një përfaqësi e Ministrisë së Bujqësisë do të shkojë në Moskë për të diskutuar mbi ndalimin e embargos që Rusia u ka vënë eksporteve bujqësore shqiptare, vendim i cili hyn në fuqi më 8 dhjetor 2014.

1115Ky vendim i Moskës erdhi pasi u zbulua se nga koha e vendosjes së embargos ndaj vendeve të BE-së importet me Shqipërinë ishin katërfishuar.

Kjo çoi në dyshime të autoriteteve ruse, të cilat në bashkëpunim me ato shqiptare nisën një hetim për të verifikuar origjinën e këtyre produkteve.

Ministria e Bujqësisë sqaron se në përfundim të hetimit rezultoi se në Republikën Çeke kryhej falsifikim i çertifikatave fito-sanitare të vendit tonë, të cilat më pas u vendoseshin prodhimeve të vendeve të BE-së. Këto mallra hynin në Rusi përmes Bjellorusisë dhe Kazakistanit, duke ndjekur thuajse të njëjtën rrugë me prodhimet shqiptare.

Ministria e Bujqësisë thotë se u morën masa për shtimin e elementëve të sigurisë së çertifikatës fito-sanitare shqiptare, në mënyrë që ajo të mos falsifikohet si dhe iu kërkua autoriteteve ruse të shkëmbenin informacione lidhur me çdo import të dyshuar nga ana e tyre. Por mesa duket, kjo për autoritetet ruse ka qenë e pamjaftueshme.

“Qëndrimi ynë zyrtar është se ky veprim i palës ruse është i pajustifikuar sepse nga Shqipëria nuk rezulton asnjë mosrespektim i rregullave të eksportit të Federatës Ruse”, deklaroi ministri EdmondPanariti.

Për drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë, dëmi është i madh pasi nga viti në vit ekportet shqiptare drejt Federatës po shënonin rritje të fortë dhe vetëm nga viti 2012 në vitin 2013 eksportet janë gjashtëfishuar. Sipas ministrit Panariti, kjo  vjen pasi tregu rus është ende i paeksploruar nga prodhimet shqiptare dhe përbën potencial për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.