☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,274 ▲ +0.46% ETH $2,515 ▲ +2.68% XRP $1.3635 ▲ +1.48% SOL $101.8400 ▲ +2.5%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Tregu i sigurimeve rritet me 3,07%, dominon segmenti i jo-jetës

Tregu i sigurimeve shënoi rritje të qëndrueshme gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, duke reflektuar një zgjerim gradual të aktivitetit, por me ritme të kujdesshme si në volum ashtu edhe në numrin e kontratave.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 3,93 miliardë lekë, në rritje me 3,07% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma absolutë, tregu u zgjerua me rreth 116,7 milionë lekë.

Struktura e tregut vijon të dominohet nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të aktivitetit.

Gjatë periudhës janar-shkurt, primet në këtë segment arritën në 3,56 miliardë lekë, me një rritje prej 3,31%.

Ndërkohë, numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 204,141, duke shënuar një rritje minimale prej 0,07

Segmenti i sigurimit të Jetës vijon të mbetet më i vogël në volum, por ka shfaqur ritme pozitive zhvillimi. Primet në këtë kategori arritën në 363,2 milionë lekë, në rritje me 1,13%.

Ndërkohë, numri i kontratave u rrit me 1,51%, duke arritur në 24,214. Rritja më e lartë e kontratave krahasuar me primet tregon një zgjerim të bazës së klientëve.

Një nga treguesit më domethënës për periudhën është rritja e dëmeve të paguara. Gjatë periudhës janar-shkurt, shoqëritë e sigurimit paguan gjithsej 1,37 miliardë lekë dëme, ose 8,50% më shumë se një vit më parë.

Numri i dëmeve të paguara arriti në 12,799, me një rritje prej 688 rastesh. Pjesa më e madhe e tyre, 12,123 dëme, i përkasin sigurimeve të Jo-Jetës, ndërsa 676 dëme janë paguar nga sigurimet e Jetës. /j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.