Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.92 ▲3%
ARI 4,541 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,917 ▲ +11.45% ETH $2,293 ▲ +19.26% XRP $1.1657 ▲ +15.91% SOL $87.3000 ▲ +12.54%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të gjata në Kapshticë

Pas pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët kanë nisur kthimin drejt Greqisë. Fluksi i lartë i lëvizjeve është shënuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh në tokën neutrale.

Vetëm gjatë tre ditëve, nga 17 deri më 19 gusht, në Kapshticë janë regjistruar 18 mijë dalje nga Shqipëria.

Fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë për përpunimin e automjeteve dhe udhëtarëve dhe për të reduktuar sa më shumë pritjet në pikën kufitare.

Kapshtica është një prej pikave kryesore të kalimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi dhe që gjatë muajve të verës rikthehen në vend për pushime pranë familjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.