Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pron
Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës nga policia vendore, pasi akuzohet se mori me qira pa kontratë lokalin me qëllim për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.
Po ashtu, nën hetim është vënë dhe pronari i lokalit pasi nuk ka lidhur kontratë me administratorin e biznesit.
Policia ka sekuestruar tavolina pokeri, çipas dhe 15 aparatë celularë.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 14 dyshohet se organizoheshin lojëra fati, nëpërmjet tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë”, njoftoi policia.
Gjatë kontrollit të aparateve celularë dhe të lokalit, u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive dhe tavolina pokeri.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë. Ndërkohë, u procedua penalisht shtetasi M. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”, sqarohet më tej.
Hetimet e mëtejshme do i ndjekë Prokuroria Durrës, për zbardhjen e aktivitetit të paligjshëm.
Njoftimi i Policisë Durrës:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshohej se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 14 dyshohet se organizoheshin lojëra fati, nëpërmjet tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë.
Gjatë kontrollit të aparateve celularë dhe të lokalit, u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive dhe tavolina pokeri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë. Ndërkohë, u procedua penalisht shtetasi M. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.