Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.92 ▲3%
ARI 4,541 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,917 ▲ +11.45% ETH $2,293 ▲ +19.26% XRP $1.1657 ▲ +15.91% SOL $87.3000 ▲ +12.54%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Sporti

Halep thumbon Kyrgios pasi doli pozitiv ndaj kokainës: E çuditshme si jeta i përmbys gjërat!

“Nuk duhet të jesh kurrë mizor me atë që është i shtrirë në tokë. Jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’i përmbysur situatat. Dhe një mënyrë akoma më të çuditshme për të zbuluar ndryshimin midis një incidenti dhe një zgjedhjeje”.

Me këtë postim në Instagram, ish-tenistja rumune Simona Halep ka thumbuar Nick Kyrgios, edhe pse nuk e përmend me emër. Tenisti australian doli pozitiv ndaj kokainës, pas një kontrolli të bërë gjatë ‘Mallorca Open’ më 22 qershor.

Kyrgios ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj kolegëve që janë goditur nga raste pak a shumë të ngjashme, mes të cilëve Jannik Sinner, pozitiv dy vjet më parë ndaj klostebol.

Halep, ish-numri 1 Wta, në gusht të 2023-shit, pas një kontrolli anti-doping në prag të US Open, doli pozitive ndaj Roxadustat, një substancë e ndaluar. Ajo u pezullua përkohësisht, në pritje të procesit.

Në shtator 2023, gjykata e skualifikoi për 4 vjet, por më pas dënimi u reduktua në 9 muaj. Halep e kishte marrë substancën e ndaluar në mënyrë aksidentale, pa dijeninë e saj, nëëprmjet një suplementi të konsumuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.