Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 104.10 ▲2.67%
ARI 4,309 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,007 ▼ -1.35% ETH $2,478 ▼ -1.99% XRP $1.4054 ▲ +0.66% SOL $100.9000 ▼ -0.97%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 104.10 ▲2.67 % ARI 4,309 ▼0.98 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 104.10 ▲2.67 % ARI 4,309 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organiza

Protesta e paligjshme e djeshme te “Zogu i Zi” me bllokim të rrugës kryesore ditën e parë të shkollës i ka kushtuar prangosjen 12 personave, mes tyre disa organizatorë.

Kurse 15 të tjerë u proceduan penalisht nga Policia e Tiranës, me disa akuza të ngritura.

Njoftimi i Policisë së Tiranë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 14.09.2026:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ermelind Kuka, 19 vjeç; Dorjan Balla, 36 vjeç; Artan Daci, 41 vjeç; Ervis Beqaj, 36 vjeç; Ramazan Dauti, 31 vjeç; Bekim Imeraj, 37 vjeç; Visuar Dalipi, 29 vjeç; Axhim Micalliu, 20 vjeç; Aleandro Ahmetsulaj, 56 vjeç; Ridvan Kamberi, 63 vjeç; Klodian Bajrami, 24 vjeç dhe Enrik Xhemalaj, 39 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 32 vjeçe; B. K., 27 vjeç; A. Zh., 26 vjeç; S. E., 32 vjeç; M. R., 28 vjeç; A. P., 49 vjeç; L. B., 39 vjeç; K. N., 20 vjeç; F. K., 34 vjeç; E. N., 33 vjeç, A. D., 23 vjeç, E. P., 31 vjeç, L. P., 26 vjeç, M. P., 18 vjeç, dhe I. M., 28 vjeç.

Më datë 14.09.2026, rreth orës 07:30, një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për tubim, pa lejen përkatëse, dhe vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku ndaluan pranë një gjimnazi duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin, duke cënuar perimetrin e sigurisë në shkollë.

Pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirmin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej pjesëmarrësve në tubim nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.