Energji nga dielli, vërshojnë kërkesat për investime, projekti i ri 2 mln euro në Fier
Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë. Përveç HEC-eve shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikes për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit.
Por Ministria e Energjetikes ka marrë ditët të e fundit një propozim nga kompanitë AGE” ALBANIAN GENERAL ELECTRICITY SH.A. dhe “A.E. Distribution” Sh.P.K., për të ndërtuar në një park fotovoltaik në zonën e Topojës në Bashkinë Fier me vlerë investimi 2 milionë euro.
Bashkimi i përkohshëm i Shoqërive ka shprehur interesin dhe kanë paraqitur pranë Ministrisë, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 1.750 MW, që do të shtrihet në një sipërfaqe 2.3 hektarë në zonë e Topojës.
Sipas përcaktimeve ligjore Ministria e energjetikes për 15 ditë jep ok për zhvillimin e projektit. Më herët pranë Ministrisë së Energjetikes janë bërë disa aplikime për ndërtimin e parqeve diellore.
Në gusht të vitit 2016 shoqëria “Novoselë Photovoltaic PowerPlant” i ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh.
Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.
Po në gushtë të 2016 Kompania “Sun&WindEnergyCorporation” aplikoi në Ministrinë e Energjetikës ër ndërtimin e dy parqeve të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli me vlerë totale 45 milionë euro në zonën e Pilurit në Bashkinë e Himarës.
Nga të dhënat e aplikimit shihet se projekti i i parë ka të bëjë me ndërtimin e një parku ekolik në zonën në juglindore të zonës së Pilurit të Bashkisë së Himarës, respektivisht në tri parcela.
Parcela e parë është projektuar të shtrihet në një sipërfaqe 123.9 ha; parcela e dytë në një sipërfaqe 910.2 hektarë dhe parcela e tretë në 1034.1 hektarë.
Kapaciteti i instaluar do të jetë 30 MW dhe është parashikuar të implementohet në tri faza, të ndara sipas fuqisë. Faza e parë 6 MW (2018‐2022); faza e dytë 6 MW (2022‐2026) dhe faza e tretë 18 MW (2026‐2030).
“Sun&Wind Energy Corporation” parashikon një vlerë investimi rreth 27 milionë euro.