Ekonomia

Energjia, Gjiknuri: Rritje me 50% e arkëtimeve, reduktim të ndjeshëm humbjeve

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri bëri publike shifrat e fundit të humbjeve dhe arkëtimeve që në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti përbëjnë një total prej 34.3 mld lekësh.

“Për periudhën janar-qershor 2015, arkëtimet janë 50% më shumë se 2014, ose krahasuar me 2013 janë 82% më shumë. Kemi rekord historik të humbjeve, 28.6 % në qershor 2015, krahasuar me qershor 2013 që ishte 40%”, deklaroi Gjiknuri.

Dalja e sektorit energjitik nga kriza, siç u shpreh ministri Gjiknuri, i atribuohet aksionit të ndërmarrë nga qeveria një vit më parë për të luftuar abuzimet me energjinë elektrike, por dhe mënyrës se si janë menaxhuar transaksionet brenda sektorit.

“KESH ka kursyer mbi 35.5 mln euro për shkak të reshjeve dhe mirëmenaxhimit në shitjen dhe blerjen e energjisë me çmimin e bursës ndërkombëtare, ndërsa OSHEE ka përfituar 44.8 mln euro për shkak të operacioneve. Në total, në sektor janë gati 80 mln euro afarizëm pozitiv”, saktësoi Gjiknuri.

Ministri tha se rritja e likuiditetit ka bërë të mundur deri më tani shlyerjen e 90% të borxhit të akumuluar ndaj HEC-eve private, ose 40 mln dollarë dhe nisjen e programit të investimeve, kryesisht në sistemin e shpërndarjes, që deri në fund të vitit parashikohet të shkojë në 5 mld lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button