🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,937 ▲ +1.08% ETH $2,012 ▲ +1.15% XRP $1.3383 ▲ +0.84% SOL $83.0300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia nga dielli, BERZH dhe MEI nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i BERZH për Shqipërinë Matteo Colangeli nënshkruan në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve në Shqipëri përmes një sistemi me ankand, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Implementimi i planit të përcaktuar në Memorandum do të rrisë ndjeshëm interesin ndaj investimeve për gjenerimin e energjisë diellore në vend dhe si rrjedhojë do të reduktojë varësinë e Shqiperisë nga importi i energjisë dhe energjia hidrike.

“Konkretisht bëhet fjalë për asistencën që do ti jepet Ministrisë së Energjisë për të organizuar ankandet për impiantet e prodhimit fotovoltaik si dhe mundësinë e mbështetjes financiare nga ana e BERZH-it të ndonjë investimi të përzgjedhur nga një proces transparent e konkurues. Qëllimi është që ne, përmes BERZH-it, nëpërmjet një procesi transparent e të bazuar në legjislacionin e ri për energjitë e rinovueshme të kemi mundësi që edhe në Shqipëri të sigurojmë financime në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, siç kemi plane edhe për prodhimin e energjisë nga era”, nënvizoi z.Gjiknuri.

Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli tha: “Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë diellore në Shqipëri. Qeveria dhe BERZH kanë vendosur të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një proçesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MW. Ne jemi të lumtur që po bashkëpunojmë me Qeverinë për ta kthyer këtë qëllim në një realitet”.

BERZH ka investuar 1 miliardë euro në Shqipëri në 77 projekte ku infrastruktura dhe energjia përbëjnë sektorët më të mëdhenj të investimeve të BERZH duke reflektuar njëkohësisht nevojat imediate të vendit dhe potencialin e tij më të fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.