Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.53 ▲3.55%
ARI 4,544 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,776 ▲ +1.46% ETH $2,025 ▲ +2.23% XRP $1.3234 ▼ -0.11% SOL $82.5300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Epidemia” e ikjes, psikologët: Pakënaqësia dhe pasiguria po përzënë shqiptarët

“Do iki”, epidemia që ka mbërthyer të madh e të vogël. Pakënaqësia dhe pasiguria, në themel të psikologjisë së turmës.

Emigracion ka pasur dhe do të ketë në çdo kohë, në gati gjithë botën, por largimi në përmasat e një “epidemie” i shqiptarëve, janë gati 700 mijë në më shumë se 10 vjet, ikja më çdo kusht nga vendi, ka në thelb pakënaqësinë dhe pasigurinë, thonë ekspertët e psikologjisë.

Kujtojmë se gati 700 mijë shqiptarë e kanë lënë vendin në mbi 1 dekadë.

“Unë jam në klasën e shtatë. Do ta vazhdoj shkollën deri në shkollën e mesme dhe do të iki në një shtet tjetër. Edhe unë shpresoj të largohem nga fshati. Nuk dua të jetoj këtu”, thanë djemtë.

“Së pari duhet të kemi parasysh që fryma që është brenda familjes përcillet edhe tek të rinjtë. Ka një energji negative kudo. Pjesa më e madhe e njerëzve ankohen për çdo gjë, ankohen për pagat, për çmimet, për naftën, për energjinë, për shkollën, spitalin, dhe gjithë kjo trysni e ankesave të krijon një energji. Të mos harrojmë pastaj që kemi edhe një psikologji të turmës, që është ndikimi I grupit tek individi dhe sjellja dhe të menduarit janë në të njëjtën linjë, që të largohemi, sepse ikja do të na nxjerrë në dritë dhe do të na sigurojë një jetesë më të mirë. Duhet të kuptojmë që është një ikje nga pasiguria që ty të krijohet për jetesën. Pavarësisht kësaj epidemie dhe hemorragjisë së largimit, jo vetëm të krahut të punës, por edhe të trurit, të mos harrojmë që ka edhe njerëz që e duan shumë këtë vend, gjejnë qindra arsye për të jetuar këtu, njerëz që punojnë me shpirt për ta bërë më të mirë këtë vend, njerëz që mund të kenë provuar emigracionin dhe janë kthyer, për ta bërë Shqipërinë më të jetueshme. Kështu që të mos I harrojmë edhe shembujt e pafundmë pozitivë që ka Shqipëria të njerëzve që duan t’I japin më shumë këtij vendi”, tha Sinkron Valbona Treska, psikologe pjesë e Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.