Bota

Erdoan: Terrorizmi do të gjunjëzohet

Pas shpërthimit të fuqishëm në Ankara që vrau 34 persona dhe plagosi 125 të tjerë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, ka premtuar se terrorizmi do të gjunjëzohet. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, tha se përgjegjësit e këtij sulmi do të mësohen të hënën.

Erdoani tha në një komunikatë për shtyp se grupet terroriste po shënjestrojnë civilët sepse po e humbasin luftën e tyre me forcat e sigurisë turke. Duke bërë thirrje për bashkim kombëtar, ai tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje për të parandaluar sulme të tjera në të ardhmen.

“Populli ynë nuk duhet të shqetësohet. Lufta ndaj terrorizmit do të përfundojë me sukses dhe terrorizmi do të gjunjëzohet”, tha presidenti turk.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj masakre, por burime qeveritare dyshojnë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button