☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,230 ▼ -0.1% ETH $2,512 ▲ +1.79% XRP $1.3640 ▲ +0.9% SOL $101.6800 ▲ +1.81%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Kreditë me probleme rriten sërish në janar, pas rënies në dhjetor

Një sinjal që ulja e huave me probleme është mision i vështirë vjen nga kategorite e huasë standarde (ajo e mira fare, deri në 30 ditë vonesë), që ka vijuar të jetë me ulje, nga 434 në 430 miliardë lekë dhe rritja e vazhdueshme e huave në ndjekje (30-90 ditë vonesë), por që ende nuk llogaritet si borxh problematike, që në janar u rrit nga 42.7 në 44.3 miliardë lekë…

Ulja e huave të pakthyera në afat (NPL) po rezulton një mision i vështirë për bankat dhe Bankën e Shqipërisë, që janë përfshirë në një proces ristrukturimi dhe fshirjesh të NPL-ve . Kreditë me probleme u rritën lehtë në 18.4% të totalit në fund të muajit janar, pasi kishin zbritur në 18.2% në dhjetor të vitit të kaluar, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave.
Sipas të dhënave të detajuara, kjo rritje ka ardhur për dy arsye.
Së pari, si rrjedhojë e rënies së stokut të huasë në total, që ka zbritur nga 582 miliardë lekë në dhjetor në 580 miliardë lekë në janar, çka bën që raporti i kredive me probleme ndaj stokut në total të rritet automatikisht.
Së dyti, është shënuar një rritje e huave nënstandarde (91-180 ditë vonesë), që është kategoria e parë kur huaja fillon e bëhet problematike, nga 24.7 në 25.7 miliardë lekë.
Një tjetër sinjal që ulja e huave me probleme është mision i vështirë vjen nga kategorite e huasë standarde (ajo e mira fare, deri në 30 ditë vonesë), që ka vijuar të jetë me ulje, nga 434 në 430 miliardë lekë dhe rritja e vazhdueshme e huave në ndjekje (30-90 ditë vonesë), por që ende nuk llogaritet si borxh problematike, që në janar u rrit nga 42.7 në 44.3 miliardë lekë.
Kredia standarde (deri 30 ditë vonesë) zinte 74% të totalit të huasë në janar të këtij viti dhe ajo në ndjekje rreth 7.6% , duke treguar se dhe kredimarrësit e mirë tashmë janë në vështirësi.
Në dhjetor, huatë me probleme zbritën ndjeshëm në rreth 18%, duke u ulur për herë të parë pas mëse dy vitesh nën 20%, kryesisht si rrjedhojë e fillimit të ristrukturimit të korporatave të mëdha dhe fshirjes së kredive të humbura. Treguesi i kredive të humbura (mbi një vit vonesë dhe pa shpresë arkëtimi) u ul me rreth 100 milionë euro në 2015-n, sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë.
Banka e Shqiperisë prej dy vitesh ka nisur nga zbatimi i një plani masash për uljen e kredive në probleme, i cili parashikon 13 ndërhyrje në legjislacion dhe në aksione konkrete të operatorëve të përfshirë në proces.
Deri në fund të shtatorit të vitit 2016, do të paraqiten në Parlament ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile dhe Ligji për përmbaruesit private , me të cilat synohet rritja e efikasitetit të proceseve gjyqësor, mbledhjes me forcë të detyrimeve.
Në kuadër të uljes së NPL-ve Qeveria do të paraqesë ndryshimet Parlamenti për Ligjin e Barrëve Siguruese dhe Ligjit për Regjistrimin e Prona Paluajtshme për të mbrojtur më mirë kolateralin financiar dhe në rritjen e sigurisë ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.