Rajoni
Erdoğan bisedë telefonike me presidenten e Kroacisë
Erdoğan dhe Grabar – Kitaroviç u dakorduan se nevojitet që të avancohen marrëdhëniet e mira bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga Presidenca e Turqisë theksojnë se presidentët biseduan për marrëdhëniet bilaterale.
Ata u dakorduan se nevojitet që të avancohen marrëdhëniet e mira bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.