🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,351 ▲ +0.79% ETH $2,059 ▲ +0.52% XRP $1.3154 ▼ -0.18% SOL $81.0200 ▲ +1.12%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Erdogan: Holandezët, mbetje të nazistëve

Marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë kanë arritur në pikën më të ulët të viteve të fundit. Shkak është bërë deklarata e shumëpërfolur e presidentit turk Erdogan se holandezët janë “mbetje të nazistëve dhe fashistë”.

Komenti i ashpër i presidentit turk vjen pas anulimit të një mitingu me shtetasit turq që banojnë në Roterdam, për referendumin kushtetues të 16 prillit në Turqi.

Zyrtarisht autoritetet holandeze njoftuan se anulimi i mitingut u bë për arsye sigurie. Por ajo që nxiti në veçanti zemëratën e Ankarasë ishte ndalimi i uljes së aeroplanit të ministrit të jashëm turk Mevlut Çavushollu në Holandë.

Të shikojmë tani se si do të ulen avionët holandezë në aeroportet tona, kërcënoi Erdogan.

Më herët edhe Gjermania, Austria dhe Zvicra nuk kanë lejuar tubime në vendet e tyre për referendumin që pritet t’i japë presidentit Erdoan më shumë pushtet.

Kreu i shtetit turk e bllokimin e fushatës në Berlin pak ditë më parë si “praktikë naziste”, duke tensionuar marrëdhëniet  edhe me Gjermaninë. Kancelarja Merkel reagoi menjëherë duke i quajtur këto komente si të papranueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.