Rajoni

Erdogan: Zgjidhja e çështjes kurde, shumë e rëndësishme për Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Këshillin për Arsimin e Lartë të Republikës së Turqisë (YOK), tha se procesi i tanishëm i zgjidhjes së çështjes kurde është shumë i rëndësishëm për Turqinë.

erdogan-zgjidhja-e-ccedil-euml-shtjes-kurde-shum-euml-e-r-euml-nd-euml-sishme-p-euml-r-turqin-euml_hd“Besoj se kemi arritur progres të rëndësishëm në Turqi, ku në 12 vitet e fundit janë arritur hapa shumë të rëndësishëm me qëllim të zgjidhjes së neglizhencës dhe mangësive të cilët në të kaluarën kanë prekur miliona qytetarët tanë. Besoj se nuk kanë mbetur më çështjet e pazgjidhura të cilat do të krijonin pakënaqësi në lidhje me të drejtat themelore ose me investimin në infrastrukturë”, ka thënë Erdogan.

Kujtoi se në Turqi kanë ekzistuar 26 aeroporte kur në pushtet erdhi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ndërsa sot ky numër është 52.

Ai theksoi se qeveria turke po investon në ndërtimin e infrastrukturës në të gjitha pjesët e vendit, duke përfshirë pjesët ku në shumicë jetojnë kurdët.

“Kjo është sepse besojmë se vëllezërit tanë kurdë e meritojnë këtë. Ky vend është i joni, 78 milionë qytetarë janë qytetarë tanë. Pa bërë asnjë dallim dhe pa diskriminim, të gjithë i pranojmë në mënyrë të barabartë”, ka thënë Erdogan.

Ai shtoi se deklarata se organizata terroriste PKK parashtron armët është një hap shumë i rëndësishëm drejt vendosjes së demokracisë në Turqi.

“Deklarata se organizata terroriste parashtron armët në Turqi paraqet hap të rëndësishëm drejt vendosjes së demokracisë, të drejtave, besimit, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë. Por kjo nuk mund të arrihet vetëm me fjalët. Do të doja që këto ngjarjet e fundit të mos të jenë vetëm në fletë por të realizohen. Shteti, Qeveria dhe të gjitha institucionet relevante me kujdes dhe me vendosmëri përmbushin detyrat e tyre në këtë drejtim, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen”, tha presidenti turk.

Procesi i zgjidhjes së çështjes kurde ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë turke për ti dhënë fund konfliktit disa dekadash me lëvizjen ilegale PKK në pjesët lindore dhe juglindore të Turqisë.

Procesi i zgjidhjes së çështjes kurde është prezantuar zyrtarisht në 2013, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktin me PKK e cila ka luftuar për shtet të pavarur kurd që prej 1984, ndërsa sulmet terroriste të kryera nga vitet e mëparshme, kanë marrë 36.000 jetë njerëzish në Turqi.

Përfaqësuesi i partisë pro-kurde të Partisë Demokratike Popullore (HDP), Sirri Sureyya Onder, në fund të shkurtit ftoi Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm në pranverë në mënyrë që të bëjë një vendim historik për dorëzimin vullnetar të armëve dhe udhëheqjen e politikës me mjete demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button