🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,725 ▲0.39%
DOW 47,074 ▲0.27%
NASDAQ 22,494 ▲0.54%
NAFTA 94.91 ▲2.65%
ARI 5,012 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +0.24% ETH $2,332 ▼ -0.35% XRP $1.5267 ▼ -0.9% SOL $94.9900 ▲ +0.14%
S&P 500 6,725 ▲0.39 % DOW 47,074 ▲0.27 % NASDAQ 22,494 ▲0.54 % NAFTA 94.91 ▲2.65 % ARI 5,012 ▲0.19 % S&P 500 6,725 ▲0.39 % DOW 47,074 ▲0.27 % NASDAQ 22,494 ▲0.54 % NAFTA 94.91 ▲2.65 % ARI 5,012 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

EULEX-i dhe gazetarët serbë shkëmbejnë informacione për të zhdukurit

Një delegacion i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë në Kosovë ka takuar të premten zëvendësin e kryeprokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Jonathan Rathelin, me qëllim të shkëmbimit të informatave për rastet e gazetarëve serbë të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë, ka bërë të ditur Shoqata e Gazetarëve të Serbisë, përmes një komunikate për media.

eulex-i-dhe-gazetar-euml-t-serb-euml-shk-euml-mbejn-euml-informata-p-euml-r-t-euml-zhdukurit_hdSipas kësaj komunikate, Rathel i ka thënë delegacionit të gazetarëve të Serbisë se EULEX-i është i vendosur që të hetojë të gjitha rrethanat e zhdukjes së gazetarëve në Kosovë ashtu që të arrihet deri te faktet e rëndësishme për zbardhjen e fatit të gazetarëve të zhdukur dhe të vrarë.

Ai ka thënë se EULEX-i do t’i kontrollojë të gjitha bazat e shënimeve për të arritur deri tek informatat e nevojshme për rastet e gazetarëve të zhdukur dhe të vrarë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë në Kosovë, Budimir Niçiq, ia ka përcjellë Rathelit shënimet për shtatë gazetarë të rrëmbyer e të vrarë prej vitit 1998 deri në vitin 2000 në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Ai ka kërkuar informata për angazhimin e EULEX-it në veprimet hetuese në rastet e punëtorëve medialë, Ranko Pereniq dhe Gjuro Slavuji, që janë rrëmbyer më 1998, para ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, përfundon komunikata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.